"Anestezisti Tritan Shehu dhe zelli për të na våksinuar"

“Anestezisti Tritan Shehu dhe zelli për të…

Nga Kastriot Çipi

Anestezisti Tritan Shehu po përpiqet me shumë zell të na bëjë “anestezinë” e domosdoshme të trurit, për të na përgatitur për “operacionin” rilindas të vaksinimit të detyrueshëm kolektiv.

Argumenti i tij i fundit është se vaksinimi i TË GJITHË popullit kundër gripit stinor, do të rrisë imunitetin e popullit ndaj virusit të ri korona.

Tritan Shehu nuk merr mundimin të na thotë se ku e bazon teorinë e tij.

Por një studim amerikan i vitit 2012, i cili mund të lexohet online falas nga të gjithë, nga faqja web e Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë të Shteteve të Bashkuara, pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit, në varësi të Departamentit të Shëndetësisë, provon të kundërtën.

Siç mund të lexoni në artikullin e plotë këtu https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3404712/ ose fotot e nxjerra nga ekrani, studimi ka zbuluar se vaksinimi i fëmijëve me vaksinën trivalente (dmth me përbërës nga tri viruse të ndryshme gripi) ndonëse ka ofruar një farë mbrojtjeje ndaj gripit, ka ulur imunitetin e përgjithshëm (jospecifik) duke i bërë subjektet më të brishtë ndaj viruseve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Shkencëtarët kanë zgjedhur një grup të rastësishëm prej 115 fëmijësh të moshave 6-15 vjeç, pa bërë dallime në gjininë apo strukturën familjare të tyre.

69 prej tyre kanë bërë vaksinën trivalente, ndërsa 46 të tjerëve u është injektuar një soloucion joaktiv (placebo).

Fëmijët kanë qenë në monitorim për një periudhë mesatare kohore prej 272 ditësh, përmes ditarit, telefonatave dhe vizitave të menjëhershme mjekësore, në rastet kur kanë raportuar simptoma të gripit apo probleme me frymëmarrjen dhe në shumicën e rasteve atyre u janë marrë kampionë nasalë dhe oralë (tampon në hundë dhe në fyt).

Në përfundim të studimit, shkencëtarët NUK kanë vërejtur ndonjë efekt statistikisht domethënës të mbrojtjes nga gripi tek fëmijët e vaksinuar, POR kanë vërejtur një NIVEL STATISTIKISHT DOMETHËNËS të infeksioneve jogripale të rrugëve të frymëmarrjes, përfshi KATËR LLOJE TË NDRYSHME VIRUSESH TË TIPIT KORONA!

Shqip, Tritan Shehu po kërkon vaksinimin e popullsisë, me qëllim uljen e imunitetit ndaj virusit të ri korona.

Kjo do të sjellë shtim të rasteve në mars 2021, pikërisht pas mbarimit të epidemisë së gripit 2020-2021, një ose dy muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare (që do të duhet të mbahen, sipas Kodit të ri Zgjedhor, midis 15 prillit dhe 15 majit).

Nuk do të habitesha sikur ekspertët e çështjeve zgjedhore të PD të nisin që tani propagandën e pro votimit me postë…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit