Anëtari i bandës së Durrësit që u lirua nga burgu: Lul Berishën e qëllova për 150 mijë €

Anëtari i bandës së Durrësit që u…

Gjykata e Matit ka liruar nga qelia anëtarin e bandës së Durrësit Selman Heta. Atij i kishin mbetur edhe 3.6 vite burg dhe lirimi është bërë me kusht.Selman Heta ishte dënuar 25 vite burg për krimet që kishte kryer në kohën që ishte pjesë e bandës së Durrësit.

Vrasje dhe akuza të tjera ishin krimet që rëndonin mbi Hetën. Pas disa kërkesave, gjykata në fund pranoi që ta lironte me kusht. Konkretisht një nga akuzat kundër tij ishte tentativa për të ekzekutuar Lulzim Berishën pas përplasjes brenda bandës së Durrësit.“Për të vrarë Lulzim Berishën më kanë ofruar një shumë 100 deri në 150 mijë euro, por m’u bllokua pistoleta dhe munda vetëm ta plagos atë dhe dy personat që po e shoqëronin. Për këtë mora vetëm 25 mijë euro”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit