Angela Merkel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush gruaja më e fuqishme në botë

Angela Merkel feston sot ditëlindjen, sa vjeç…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ose e njohur ndryshe si “gruaja e hekurt”,  feston sot ditëlindjen. Këtë të shtunë të 17 korrikut, ajo mbushi plot 67 vite.

Merkel i shërbeu politikës gjermane si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.

Ajo është përshkruar ndryshe si gruaja më e fuqishme në botë.

Ajo ka deklaruar se do të qëndrojë si drejtuese e CDU-së në Kongresin e Partisë dhe nuk do të kërkojë një mandat të pestë si Kancelare në në vitin 2021.

Sa i përketë jetës personale, në vitin 1977, vetëm 23-vjeçe, Angela Kasner u martua me Ulrich Merkel dhe mori mbiemrin e tij.

Martesa përfundoi me divorc në vitin 1982.

Ndërsa bashkëshorti i saj i dytë dhe aktual është Joachim Sauer.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 1981 dhe u martuan privatisht më 30 dhjetor 1998. Ajo nuk ka fëmijë, por Sauer ka dy djem nga një martesë e mëparshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit