Angeline Jolie flet për herë të parë për vdekjen e nënës së saj

Angeline Jolie flet për herë të parë…

Aktorja Angelina Jolie është hapur për herë të parë rreth një tragjedie që ia ka ndryshuar jetën. Ka të bëjë me vdekjen e nënës së saj, ku për ditën e nënave ajo bëri një mesazh dedikues për të, shkruan Mirror.

Nëna e saj, Marcheline Bertrand ndërroi jetë në vitin 2007 pasi humbi betejën me kancerit të vezores.

Angelina shkroi: “Kam humbur nënën time në të tridhjetat. Kur kthehem në atë kohë, shoh se sa më ndryshoi kjo vdekje”.

“Nuk ishte e papritur, por ndikoi shumë brenda meje. Humbja e dashurisë së një nëne dhe përqafimit të ngrohtë, është sikurse dikush të heq një batanije mbrojtëse”, shtoi ajo.

Ylli i filmit “Maleficent”, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, gjithashtu shkroi se si u prek nga ndarja me babanë e saj, Jon Voight.
Në vitet pas vdekjes së nënës së saj, Angelina kishte një tatuazh të vogël “W” i cili ishte një referencë për këngën Rolling Stones, “Winter”, e cila i këndohej Angelinas si fëmijë nga mamaja e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit