Angli| Zhduken gjashtë minorenë shqiptarë, mes tyre një vajzë

Angli| Zhduken gjashtë minorenë shqiptarë, mes tyre…

Në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur alarmi për humbjen e pesë minorenëve shqiptarë, mes tyre dhe një vajzë 19 vjeçe.

Sipas craëleyobserver.co.uk, policia angleze, shpall në kërkim Florjana Capanin, 19 vjeçe, e cila nuk ka pasur kontakte me të afërmit që në momentin që është larguar nga shtëpia më 5 nëntor të këtij viti. Mësohet se vajza është parë për herë të fundit ajo është parë në zonën e Redhill ku edhe jetonte. Florjana Çapani përshkruhet si e hollë, 1.67 m e gjatë me flokë kafe të errët. Në momentin që është zhdukur mendohet se i ka pasur flokët e kapura bisht dhe ka pasur veshur një pallto të zezë.

Gjithashtu policia angleze ka shpallur si të zhdukur edhe Arselon Shahun 17 vjeç. Shahu është parë për herë të fundit në muajin Nëntor në Gloucester, Gloucestershire.

Korab Zunallari 17 vjeç, është një tjetër i ri shqiptar i konsideruar si i zhdukur prej Tetorit nga Luton, Bedfordshire.

I humbur raportohet edhe Agim Duraku 17-vjeç, u shpall i humbur prej policisë në zonën e West Drayton, Londër, në muajin Tetor 2021.

Ndërkohë në Shtator 2021 u shpall i zhdukur 16-vjeçari Andi Aliaj banues në Middlesbrough, North Yorkshire.

Gjithashtu i zhdukur pa asnjë gjurmë, është edhe 17 vjeçari Sufjan Kastrati, nga Enfield në Veri të Londrës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit