Anglia do ti përgjigjet sulmeve të grupit paramilitar Houthi

Anglia do ti përgjigjet sulmeve të grupit…

Që prej fillimit të luftës midis Izraelit dhe Palestinës, Irani ka aktivizuar grupet paramilitare në përgjigje të prezencës së anijeve tregtare dhe ushtarake të amerikës dhe anglisë në detin e kuq. Shumë anije tregtare janë dëmtuar nga sulmet e grupit paramilitar Houthi dhe anijet ushtarake janë vënë nën shënjestër. Amerika ka lëshuar raketa ku ka goditur disa objektiva të Houthi si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të zhvilluara nga paramilitarët Houthi.

Grant Shapps i cili është Sekretari i Mbrojtjes i Anglisë ka deklaruar në një artikull të shkruar në Daily Telegraph se Anglia do ti kundërpërgjigjet sulmeve të mëtejshme të grupit paramilitar Houthi për të mbrojtur anijet tregtare dhe ushtarake.

Houthi nuk duhet të kenë asnjë keqkuptim, ne jemi të përkushtuar të për të mbajtur përgjegjës aktorët me qëllime dashakeqe për konfiskimet dhe sulmet e paligjshme të kryera. Agresioni në detin e kuq rrezikon përshkallëzimin e situatës që mund të çojë në një konflikt në të gjithë rajonin.” – ka thënë Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps.

Amerika ka nisur një operacion ndërkombëtar për të mbrojtur anijet në detin e kuq ku vende si Anglia Kanadaja, Franca, Bahreini, Norvegjia dhe Spanja i janë bashkuar operacionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit