Anglia heq dorë nga plani për pasaportat e vaksinimit

Anglia heq dorë nga plani për pasaportat…

Anglia ka njoftuar të dielën se ka hequr dorë nga plani për pasaportat e vaksinimit.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka konfirmuar se planet për pasaportat e vaksinave në Angli do të anulohen.

“Jam i kënaqur të them që nuk do të ecim përpara me këto plane”, tha Javid në një intervistë.

Këto pasaporta vaksinimi do të shërbenin për të lejuar njerëzit të hynin në ambiente të mbyllura ku mblidhen shumë njerëz.

Danimarka, Greqia, Franca, Italia, disa provinca kanadeze dhe qytetet amerikane të Neë Orleans, Neë York dhe San Francisco janë ndër vendet që kanë kërkesa për vaksinim për të hyrë në vende si restorante të mbyllura ose teatro.

Shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriu e kanë konsideruar të rrezikshme një pasaportë të tillë, pasi sipas tyre është diskriminuese dhe përjashtuese për ata që nuk janë vaksinuar apo që zgjedhin të mos vaksinohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit