Anglia kërkon fitoren ndaj RD Kongos, ja si do të rreshtohen skuadrat

Anglia kërkon fitoren ndaj RD Kongos, ja…

Anglia përballet sot me Republikën Demokratike të Kongos në një sfidë me eliminim direkt, e cila do të luhet pas pak, në orën 18:00 në Atlanta.

Anglezët hyjnë në këtë duel me pritshmëri të larta, por edhe me nevojën për të rritur nivelin e lojës, pasi në fazën e grupeve mbetën të pamposhtur, megjithëse shpesh u panë në vështirësi përballë kundërshtarëve.

Nga ana tjetër, Republika Demokratike e Kongos po shkruan historinë, duke arritur për herë të parë në këtë fazë të një Botërori. Ekipi afrikan ka befasuar me paraqitjet e tij, përfshirë edhe një barazim të bujshëm ndaj Portugalisë, duke treguar se nuk është thjesht një pjesëmarrës, por një skuadër që synon më shumë.

Skuadrat afrikane në përgjithësi kanë lënë përshtypje pozitive në këtë turne, duke konfirmuar se mund të sfidojnë çdo kundërshtar. Megjithatë, në letër dhe për nga eksperienca, Anglia mbetet favorite për të kaluar më tej në këtë përballje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit