Anglia nis eksperimentet sociale me Covid 19, të rinjtë kërcejnë, pijnë alkool dhe qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin, do mbahen nën monitorim…

Anglia nis eksperimentet sociale me Covid 19,…

Një eksperiment social me rreth 6 mijë të rinj është bërë në Britaninë e Madhe. Ata kërcyen, pinë alkool dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit pa distancë sociale dhe pa maska.

Të rinjtë bënë teste para dhe pas eventit dhe do të mbikëqyren në ditët në vijim nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit (NHS).

“Koncerti eksperimental” nga banda Blossoms është një ngjarje pilot e planit të qeverisë britanike për të dalë nga pandemia.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha më herët se rezultatet e koncertit “do të na ndihmojnë të sigurojmë që eventet e mëdha në të ardhmen të mbahen në mënyrë të sigurt”.

Kjo ngjarje rrit më tepër shpresat e organizatorëve dhe të publikut që koncertet do të kthehen për të shpëtuar sezonin turistik që po troket.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit