Anglia refuzon arrestimin e Harry Simpson, Haxhia dhe tre të prangosurit e tjerë kërkojnë lirim me kusht

Anglia refuzon arrestimin e Harry Simpson, Haxhia…

Gjykata Angleze ka refuzuar të arrestojë shtetasin anglez Harry Simpson, pas listës së dërguar nga pala shqiptare për vrasjen e Ardian Nikulajt. Për gjykatën, provat nuk kanë qenë bindëse për të vërtetuar përfshirjen direkte në ekzekutimin e biznesmenit nga Lezha.

Simpson është lokalizuar nga autoritetet britanike, por nuk është arrestuar. Pala shqiptare e futi shtetasin anglez në listën e vëzhguesëve të shënjestrës, informatorëve për vrasësin dhe pjesë e grupit që vranë Nikulajn.

Ndërkohë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kanë dalë para gjykatës së specializuar për ekstratimet. Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës për të mos lëvizur jashtë vendit, monitorimit elektronik me pajisje gjurmimi, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe vendosjen nën kontroll të një garanci pasurore.

Këto kërkesa janë kundërshtuar prej prokurores Zoe Lash e cila po përfaqëson shtetin shqiptar në gjykatën angleze. Edmond Haxhia akuzohet se ishte ai porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit