Anglia vendos rregulla të forta kundër pornografisë

Anglia vendos rregulla të forta kundër pornografisë

Këtë të martë Anglia ka propozuar udhëzimet e reja ligjore për kontrollin e moshës për të mbrojtur fëmijët nga aksesi i pornografisë ‘online’. Përfshirë këtu edhe një propozim për të përdorur inteligjencën artificiale për të shikuar në platformat ‘online’ moshën legale të audiencës.

Ligji i sapo miratuar i qeverisë për sigurinë në internet kërkon që faqet, platformat dhe programet që shfaqin apo publikojnë përmbajtje pornografike, për t’u siguruar që fëmijët nuk shohin dhe të kenë shërbimin që ofron përmbajtje pornografike. Mosha ligjore për të shikuar pornografi në Angli është mbi 18 vjeç.

Në muajin Shtator Anglia miratoi ligjin për sigurinë në internet duke detyruar platformat ‘online’ dhe të rrjeteve sociale për të vendosur standarte më të rrepta për përmbajtjet e paligjshme në internet ku parashikohen gjoba të rënda nga 18 milionë paund e lart për kompanitë që shkelin ligjin.

Ligji u kundërshtua nga platforma e mesazheve të META, WhatsApp ku arsyeja ishte që kompania do detyrohej të thyente enkriptimin e sigurisë në mënyrë që të ndalonte përmbajtjet e paligjshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit