Anija kozmike përplaset “kokë më kokë” me asteroidin që mund të rrezikonte Tokën

Anija kozmike përplaset “kokë më kokë” me…

Misioni bonkers i NASA-s për të rrëzuar një asteroid si një test për të shpëtuar njerëzimin vitin e kaluar, në fakt funksionoi. Ishte teleskopi hapësinor Hubble që e kapi ngjarjen ndërsa ndodhte. 

Pamjet tregojnë lëvizje të shpejta të asteroidit Dimorphos dhe momentin kur u godit qëllimisht nga një anije kozmike 545 kilogramë në shtator të vitit të kaluar, kanë konfirmuar shkencëtarët në Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA).

Nasa dhe ESA bashkuan forcat në fillim të viteve 2000 për të zhvilluar sisteme monitorimi asteroid dhe për të kuptuar planin e lojës së Tokës nëse rrezikoheshim nga një përplasje e mundshme. 

Anija kozmike u përplas kokë më kokë në asteroidin që lëvizte me shpejtësi 21,000 kilometra në orë, duke copëtuar më shumë se 900,000 kilogramë pluhur nga asteroidi, raporton “The Sun”.

Dimorphos kurrë nuk përbënte ndonjë kërcënim real për Tokën. Megjithatë, shkencëtarët e zgjodhën atë si asteroidin  perfekt për të kryer testin e tyre. Testi u krijua për të ndihmuar në informimin e studiuesve se si të ndryshojnë rrugën e një asteroidi duke e orientuar atë larg nga Toka, nëse ndonjëherë është e nevojshme.

Shkencëtarët në ESA tani po përgatiten për një studim pas goditjes së asteroidit si pjesë e misionit të tij Hera, i cili do të nisë në tetor 2024.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit