Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një shqetësim që, sipas tij, po përsëritet prej disa ditësh në zonën bregdetare të Borshit dhe Himarës.
Sipas raportimit të qytetarit, një anije kalon disa herë gjatë ditës pranë bregut dhe, pas kalimit të saj, uji bëhet i turbullt, duke bërë që pushuesit të largohen nga deti.
“Është dita e disatë që kjo anije kalon 3-4 herë në Borsh dhe ndot ujin. Kjo po ndodh edhe në Himarë. Pushuesit largohen nga uji sa herë kalon anija, sepse deti ndotet. Çdo ditë është i njëjti problem”, shprehet qytetari.
Ai thotë se anija shkarkon ujërat e zeza në det por askush s’merr masa ndaj këtij fenomeni shqetësues që po ndikon në sezonin turistik dhe numrin e pushuesve.