Anijet shqiptare dhe amerikane ekzekutojnë manovra detare! Ambasada e SHBA ndan foto

Anijet shqiptare dhe amerikane ekzekutojnë manovra detare!…

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foto të dy anijeve shqiptare dhe një amerikane të patrullimit duke shkruar se procedurat dhe manovrat janë në përputhje me standardet e NATO-s. Dy anije patrullimi të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey kanë bërë disa manovra detare të thjeshta në brigjet e Shqipërisë.

Sipas ambasadës ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave.

POSTIMI: | Foto e Ditës | Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s. Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona. “Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO”, shkruan ambasada.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit