Anila Denaj njëlloj si Balluku, “shpërblen” SALILLARIN me 1.2 miliardë në tenderin e dyshimtë

Anila Denaj njëlloj si Balluku, “shpërblen” SALILLARIN…

Përditë mund të keni vënë re se ne publikojmë disa lajme në lidhje me tendera të ndryshëm të cilat më së paku janë të dyshimtë në lidhje me mënyrën se si janë dhënë. Imagjinoni pak se çfarë bëhet në këtë vend duke patur parasysh këtë numër jo të vogël tenderash të dyshimtë.

Duket se së fundmi edhe vetë Ministria e Financave dhe e Ekonomisë e drejtuar nga ministrja Anila Denaj, është “ngatërruar” në kalvarin e tenderave të tillë. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender të dhënë çuditërisht nga kjo ministri, i cili mban këtë numër reference: REF-91165-03-25-2021. Objekti i tij është “Rikonstruksion i Shkollës Profesionale “Antoni Athanas”, Sarandë” me një fond limit prej 104,166,666 lekësh të reja pa TVSH.

Duke studiuar dokumentacionin e tenderit vihen re disa fakte që ngjallin dyshime, si vijon. Së pari, shikohet se në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, mirëpo për habi 2 prej tyre nuk kanë dhënë fare ofertë, pra kanë ofruar zero lekë! Pyetja e natyrshme që lind vetvetiu është se përse këto kompani kanë marrë mundimin të garojnë kur në fund nuk kanë dhënë fare ofertë? Një përgjigje mjaft e mundshme do të ishte se kanë marrë pjesë sa për numër dhe se kemi të bëjmë me dyshime për një fitues të paracaktuar.

Së dyti, shikohet se njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ka ofruar gati 150 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa kompania e shpallur fituese. Natyrisht këto para nuk janë një “fjalë goje”, por shumë më tepër se aq. E megjithatë kjo diferencë e lartë nuk është marrë parasysh dhe fitues është shpallur Pëllumb Salillari me kompaninë e tij SALILLARI. Vlera fituese është 103,657,707 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Së treti, rezulton se kjo vlerë fituese është mjaft e afërt me vlerën e vetë fondit limit, çka përbën një tjetër dyshim se fituesi mund të jetë i paracaktuar. Më konkretisht rezulton se vlera e shpallur fituese e kompanisë SALILLARI është sa 99.5% e fondit limit. Siç mund ta kuptoni, te tre rastet e përmendura më lart ngrenë dyshime jo të vogla se fituesi i këtij tenderi mund të ketë qenë i paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit