Anila Hoxha i përgjigjet Blerina Bombajt: Nuk e di se çfarë është gazetari

Anila Hoxha i përgjigjet Blerina Bombajt: Nuk…

Gazetarja Anila Hoxha është përfshirë në një debat online me blogeren e ushqimeve dhe dietologen Blerina Bombaj. Bombaj reagoi në lidhje me ngjarjen që ndodhi me gazetaren Hoxha ku një polic e ka shtyrë e më pas ai u hoq nga puna.

Anila ka reaguar në Facebook duke thënë se Bombaj nuk e di se çfarë është gazetari.

Statusii plotë i gazetares Anila Hoxha:

Nje pergjigje ndaj Blerina Bombajt dhe kujtdo qe nuk di cfare eshte nje gazetar, cili eshte misioni i tij dhe cfare ben dhe nuk duhet te beje nje polic qe eshte i te gjitheve dhe per te gjithe.

Po Blerina Bombaj edhe une jam me efektivin e policise . Po e dashur ai duhet ta flake nje gazetar , ta qelloje, ta shtyje , ta pershtyje, te beje cte doje me te, REKOMANDOHET SIDOMOS te mbaje veshur edhe uniformen.
Keshtu si shtyu operatorin Endrit Aga dhe gazetaren , apo sic ate dite hipen ne nje furgon, kolegun Ermal Vija dhe i shqepen bluzen dhe e goditen me shuplaka . Si ky polic dhe pese te tjere ne pyll e dashur Blerina, duhet te veprojne policet me kedo. Jam dakord. Me keq duhet te vepronte ndaj meje dhe Endrit Ages ate dite. Por shuplakat dhe shtyrjet rekomandohen vetem per terren malor dhe si reagim rrethanor. Here tjeter Blerina, policet duhet te reagojne me bindshem. Jo para kamerave, por fshehtas, sic vepruan te shtunen me Ermal Vijen, po ashtu gazetar , nese munden jo me me shtyrje se nuk eshte efektive. Por ata mund tna qellojne me kepuce, shkop gome, madje jo vetem gazetaret, keta trazues e hundefutes ngado, por edhe me nje qytetar, edhe me ty, edhe me mua kur sjam gazetare, edhe me cdokend tjeter.
Rekomandohet qe mbi te gjitha qe mbas kesaj, gazetari te denigrohet sepse kur gazetari shtyhet ne gremine dhe e shpeton ZOTI, ai duhet te cohet dhe nuk duhet ta pyese sic bera une ” cfare je ti polic je ti ?” , as nuk duhet ta shaje dicka spontane qe kushdo ne cdo rrethane do ta bente, por duhet te thote ” faleminderit, faleminderit , faleminderit qe me shtyve, faleminderit qe e bere detyren me kaq pasion”. Polici duhet te beje cte doje ai.
Po Blerina , meqenese ti nuk lexon, meqenese ti nuk shikon faktet, e dashur Blerina. Po te informoj une , shiriti ishte 20 minuta larg vendngjarjes. Vendngjarja e dashur Blerina , ishte saktesisht shume larg atij shiritit qe ti sduhet ta kesh pare dhe qe nese ecje me shpejtesi neper pyll e rrepira gjendet shume shume larg , prej asaj qe ti e ke pare me sekuence dhe ku shtyhen gazetaret.
E dashur Blerina, aq me teper nuk pati konflikt, as po kundershtonim policet dhe as po debatonim me ta.
Edhe une jam me ty dhe madje madje them qe here tjeter cdo gazetar, perpara se te raportoje, te informoje, te guxoje , te hulumtoje, dhe permbi te gjitha te beje detyren ne sherbim te publikut, te hidhet perdite ne rrepire.
Po Blerina, jam me ty dhe jam shume dakord, me mire te kisha thyer qafen aty , bashke me operatorin e A2 CNN.
Dhe qe ti te jesh akoma me e qete, per keta gazetare qe ishin jashte shiritit, por duhet te ishin akoma me ne brendesi qe te te tregonin ty dhe publikut se policia sdinte te administronte vendngjarjen, se policia gjeti hashash maleve dhe nuk tregoi dhe shume te verteta Blerina qe duhet ti shikosh dhe qe prekin direkt jeten e secilit.
Jo Blerina , nuk ja kam hequr une buken policit, qe te qetesohesh , une as qe e kam kallzuar , madje madje kam telefonuar drejtuesin e Policise me porosine ” mos e hiq ate polic nga puna “.
E di pse, sepse jam edhe une me ty, po gazetaret duhen vrare. Sduhet te egzistojne. Une e para duhem vrare.
Po pse me shtyrje e dashur Blerina. Me mire me gure, kam pare e lexuar se ndodh ne mesjete kjo gje.
Nderkohe shendet te uroj!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit