'Ankesa' e Trump për flokët/ SHBA-të, rregullore edhe për... pikat e ujit që nxjerr koka e dushit

‘Ankesa’ e Trump për flokët/ SHBA-të, rregullore…

Mund të tingëllojë si e çuditshme për disa vende të botës madje edhe për shqiptarët, por në SHBA kanë vendosur të përcaktojnë edhe se sa “pika” ujë duhet të nxjerr një kokë dushi.

Qeveria amerikane ka propozuar që të ndryshohet rregullorja për kokat e dushit në SHBA, duke lejuar më shumë ujë që të rrjedhë prej tyre.

Kjo vjen pas ankesës së presidentit Donald Trump për flokët e tij.

Sipas një ligji të vitit 1992, kokat e dushit në SHBA nuk lejohen të derdhë më shumë se 9.5 litra ujë për minutë.

Administrata e Trump dëshiron që ky rregull të aplikohet për çdo vrimë, jo për kokën në përgjithësi.

Grupet e konsumatorëve dhe konservuesve thonë se, kjo është e panevojshme dhe do të çojë dëm ujin.

Ndryshimet u propozuan nga Departamenti i Energjisë të mërkurën, pas ankesave të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, gjatë muajit të kaluar.

“Ti do të bësh një dush, por uji nuk del. Dëshiron të lash duart, uji nuk del. Pra, çfarë bën ti? Thjesht qëndron më gjatë atje ose bën dush më gjatë. Sepse flokët e mi- nuk e di për ju, por duhet të jenë perfekt. Perfekt”,- tha presidenti Trump.

Andreë deLaski nga grupi i ruajtjes së energjisë ASAP, tha se, propozimi nuk ka kuptim.

Ai shtoi se, nëse kjo sasi uji del vetëm nga një vrimë, presioni do ju nxjerrë nga banjoja.

Propozimi mund të përballet me beteja gjyqësore nëse avancon, raporton Reuters.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit