Anketa, 65% e mësuesve nuk dinë të përdorin teknologjinë në procesin mësimor

Anketa, 65% e mësuesve nuk dinë të…

43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë u bënë pjesë e anketës së programit “EU4Schools”.

Ky studim tregoi se ka mangësi të fortë në procesin e mësimdhënies për lëndët që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe se nevojiten trajnime të domosdoshme për stafin pedagogjik.

Numri i përgjithshëm i mësuesve të përfshirë në këtë studim është 785 dhe nga këto vetëm 35% pohuan të jenë anëtarë të rrjeteve sociale dhe ky fakt mund të përdoret për të promovuar mësimdhënien digjitale dhe të mësuarit dhe 65% e kampionit pranuan se nuk përdorin teknologjinë edhe pse kurrikula mësimore lejon integrimin e teknologjisë në procesin mësimor.

Mësuesit kane dhënë përgjigje kontradiktore në anketë dhe ky është tregues se ata duhet të kuptojnë më mirë konceptet dhe përdorimin e teknologjitë për qëllime mësimore.

PNUD rekomandon se referuar grup-moshës së mësuesve, mësuesit e rinj duhet të trajnohen për të ofruar ndihmë për mësuesit që nuk kanë përvoja në programe digjitale.

Mungesa e përvojës përbën një sfidë kur adresimi i nevojave të mësuesve drejt edukimit digjital. Ekspertet vërejnë se duhet të merret në konsideratë mësimi i realizuar ose në distancë ose në mënyrë digjitale. Modulet e trajnimit duhet të fokusohen edhe tek mësuesit e shkollave fillore.

Fusha e mësimdhënies dhe mësim-nxënies do të jetë më sfiduese për trajnimin që të inicioje një ndryshim kulturor edhe në lidhje me metodat hibride të mësimdhënies dhe të nxënit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit