Të rinjtë e fshatit Rakickë 15 kilometër larg Bilishtit po rrezikojnë të mbeten beqarë si pasojë e mungesës së investimeve. Vajzat refuzojnë të martohen në këtë fshat.

BanoriKëtu ka ardhur një kohë shumë e vështirë. Nuk martohen dot djemtë. Nuk vijnë vajzat se tani kërkojnë mirëqenie. Panë botën, ikin vajzat

Zona është lënë në harresë të plotë, dhe nga 1000 banorët dikur sot aty kanë mbetur vetëm 100 persona.

BanoriFshati jonë ka pasur rreth 1000 banorë. Sot aktualisht janë 112 banorë.

Banorja: Kanë ikur njerëzit, janë larguar se ujë nuk ka patur.

BanorjaIkën për një jetë më të mirë.

Kjo zonjë thotë se djali i saj ka mbaruar shkollën e lartë, por e ardhmja e tij nuk është në fshat.

BanorjaDjali e mbaroi shkollën e lartë, nuk ka punë, ku do punojë. Këtu jeton për momentin. Po do ikë ca do bëjë këtu.

Banorët thonë se kanë dëgjuar se në fshat duhet të ketë një mjek, por ata nuk e njohin, dhe i bëhen doktor të vetes.

Banorja:  Kemi një doktor por unë nuk di të vete të mat njëherë tensionin po detyrohemi ti marrim vetë aparatet  dhe t’i bëhemi doktorë vetes.

Ikjet kanë nisur që nga 1991 ndërsa ata kërkojnë veç punë.

Banorja:  Të më punësojnë burrin,e kam pa punë.

Sipas dëshmive prej 2013 në fshat nuk është kryer asnjë investim.

BanorjaÇa të themi për investimet, në këto 8 vjet nuk ka pasur fare. Para 8 viteve  e bënë rrugën, ujësjellësin e sollën, pavarësisht se nuk arriti. Atë që bënë e bënë. Kanalizimet i bënë.

Kur i pyet banorët për drejtuesit lokalë dhe qendrorë, ata thonë se në fshatin e tyre nuk ka asnjë prezencë pushteti.

Banorja: E ku ka pushtet këtu, ku ka, kush na ndihmon, ne jemi të mbaruar moj xhan