Anomalia e re e Covid-19 që godet kryesisht të rinjtë

Anomalia e re e Covid-19 që godet…

Koronavirusi nuk ndalet së zbuluari manifestime shqetësuese të reja. Anomalia tjetër e sindromës e shkaktuar nga Covid-19, është hipoksia e heshtur, një gjendje shumë e rrezikshme në të cilën pacientët kanë të gjitha shenjat klinike të hipoksisë (me lezione shumë serioze të mushkërive shkaktuar nga zvogëlimi i oksigjenit të gjak dhe një ose më shumë organe të kompromentuar) por që njerëzit nuk kanë simptoma të dukshme.

Këta pacientë, zakonisht të rinj, shpesh vijnë në spital shumë vonë sepse nuk janë të vetëdijshëm për problemin.

Sipas studiuesve në New Hampshire në SHBA, “Normalisht sindromi Covid, kur rëndohet, shoqërohet me pneumoni dhe vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Por mjekët klinistë kanë kuptuar që për te shumë pacientë të rinj hipoksia është e heshtur. Këta subjekte – kryesisht të rinj – fillojnë të përjetojnë disa vështirësi në frymëmarrje vetëm kur mushkëritë e tyre tashmë janë shumë të kompromentuara dhe kur sasia e oksigjenit në gjak është shumë e ulët gjë që ka kompromentuar seriozisht funksionimin e organeve të tjera.

Megjithatë, këta pacientë arrijnë në spital jo të alarmuar, bisedojnë me zell, përdorin smartphone dhe ankohen vetëm për dhimbje kur marrin frymë thellë. Në përgjithësi, ata kanë qenë prej disa ditësh të sëmurë pavarësisht se nuk kanë patur simptoma të tilla si ethe apo kollë e temperaturë por përfundojnë me urgjencë në terapi intensive.

Hipoksia e heshtur është pra shumë e rrezikshme sepse pacienti kërkon ndihmë vetëm kur tashmë është shumë vonë.

Sipas studiuesve, pacientët që janë në karantinë në shtëpi duhet të pajisen me oximetër pulsi dhe të udhëzohen për përdorimin e saktë të instrumentit për të zbuluar çdo mangësi të oksigjenit në gjak, edhe pse janë asimptomatik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit