Anri Kashiku, 18-vjeçari hero që dha jetën për të shpëtuar dy jetë të tjera

Anri Kashiku, 18-vjeçari hero që dha jetën…

Sot do të kujtojmë një ngjarje që tronditi opinionin publik tre vite më parë. Më 14 korrik 2022, 18-vjeçari Anri Kashiku humbi jetën në plazhin e Durrësit, pasi u hodh në det për të shpëtuar vëllain e tij dhe një shok 15-vjeçar që po rrezikonin të mbyteshin. Anri arriti t’i nxirrte ata në breg, por nuk mundi të shpëtonte vetë, pasi dallgët e forta e morën me vete.

I riu nga Librazhdi, që jetonte në Durrës dhe kishte shkuar për disa vite në Angli, ishte kthyer në Shqipëri për pushime dhe për të kaluar kohë me familjen. Ajo që ishte menduar si një periudhë gëzimi u kthye në një dhimbje të madhe për të afërmit e tij. Një ditë pas ngjarjes, Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, në vlerësim të aktit të tij heroik dhe sakrificës për shpëtimin e dy jetëve.

Sot, emri i Anrit kujtohet si simbol i guximit dhe i dashurisë për familjen. Një 18-vjeçar me ëndrra dhe plane për të ardhmen, i cili në momentin më të vështirë zgjodhi të mendonte për të tjerët para vetes. Historia e tij mbetet një kujtesë e dhimbshme, por edhe një shembull i rrallë humanizmi dhe sakrifice.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit