Anthony Joshua-Tyson Fury, përballja e shekulllit por edhe më i shtrenjti në botë, ja sa do të fitojë një boksier

Anthony Joshua-Tyson Fury, përballja e shekulllit por…
Featured image of article: Anthony Joshua-Tyson Fury, përballja e shekulllit por edhe më i shtrenjti në botë, ja sa do të fitojë një boksier

Aktualisht po dalin detalje në lidhje me ndeshjen e shekullit ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury. Dy boksierë do të përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa duhet theksuar se që nga viti 1999 nuk ka pasur një përballje për të gjithë titujt e kategorisë së peshave të rënda, kur në atë kohë përballeshin Lennox Leëis me Evander Holyfield.

Joshua dhe Fury aktualisht mbajnë të gjithë titujt pas triumfit heroik të Fury ndaj Deontay Ëilder, ku ai siguroi një fitore ndaj amerikanit të pamposhtur më parë. Përballja do të zhvillohet në Arabinë Saudite, i njëjti vend ku Joshua fitoi ndaj Andy Ruiz Jr.Por shuma që do të fitojnë dyshja është shumë e madhe, e pa dëgjuar ndonjëherë, pasi pretendohet të fitohen nga 100 milionë dollarë.

“Ne tashmë kemi vendndodhjen dhe data duhet të konfirmohet, mund të jetë në qershor sepse kjo do të na lejojë të zgjidhim shumë probleme me koronavirusin, pasi njerëzit do të vaksinohen deri atëherë”, tha promovuesi i Fury, Bob Arum.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit