Antonio Karafili u vra nga e dashura dhe partneri i saj! Në kërkim Kejsi Spahillari

Antonio Karafili u vra nga e dashura…

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kejsi Spahillarin, e dyshuar për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili – një ngjarje e ndodhur shtatë vite më parë në Voskopojë. Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë së Korçës.

Fillimisht, ngjarja ishte regjistruar si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Karafili u gjet i varur me një çarçaf në një pemë, në periferi të fshatit. Megjithatë, prokuroria vijoi hetimet, duke mbledhur prova dhe indicie që përfshinin si të dyshuar Kejsi Spahillarin dhe një të ri tjetër, Rexhep Vathin.

Sipas hetimeve, bazuar në provat biologjike dhe të tjera, dyshohet se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari e kanë mbytur Karafilin me çarçaf dhe më pas kanë inskenuar vetëvrasjen duke e varur trupin në pemë. Motivi i dyshuar i krimit lidhet me një marrëdhënie paralele që Spahillari kishte me viktimën dhe Vathin.

Pas ngjarjes, Kejsi Spahillari u largua drejt Kanadasë, ku më vonë krijoi një familje. Ndërkohë, në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi u vetëvra.

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg në mungesë” për akuzën e “vrasjes me dashje në bashkëpunim”. Në vijim, pritet të nisë procedura për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit