
Ndeshjet e Serie A, Inter – Roma, Lazio – Parma dhe Como – Genoa të planifikuara për të shtunën e 26 prillit do të shtyhen për shkak të funeralit të Papa Françeskut.
Ministri i Mbrojtjes Civile të Italisë, Nello Musumeci ka kërkuar që ndeshjet e Serie A të planifikuara për të shtunën e 26 prillit të shtyhen. Kështu, Inter – Roma dhe Como – Genoa duket se do luhen të dielën, 27 prill ndërsa Lazio – Parma e cila zhvillohet në “Olimpico” të Romës do luhet të hënën. Pritet që Lega Serie A të konfirmojë oraret e reja.
Kujtojmë se për shkak të vdekjes së Papës, katër ndeshjet e së hënës 21 prill në Serie A do luhen të mërkurën e 23 prillit.