‘Anuloni koncertin me Bregoviç ose shishe kokës’, Noizy denoncohet në polici

‘Anuloni koncertin me Bregoviç ose shishe kokës’,…

Pasi këngëtari i njohur shqiptar Noizy ka reaguar kundër këndimit të këngëtarit Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, mësohet se është denoncuar në polici.

“Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruaj ai në “InstaStory”.

Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova, deklaroi në një intervistë për Express se sipas informacioneve sot në policinë e Shqipërisë është bërë një denoncim ndaj këngëtarit Rigels Rajku i njohur si Noizy.

Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet çdo vit në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit