Anxhela i bën surprizë bashkëshortit dhe nuk paguan 85 mijë lekëshin e tullumbaceve

Anxhela i bën surprizë bashkëshortit dhe nuk…

Një rast mashtrimi është denoncuar nga një dyqan lulesh, zbukurimesh e tullumbacesh në Vlorë.

Punonjësja ka treguar për JOQ ALBANIA se të mërkurën një qytetare, me emrin Anxhela ka porositur një shkrim surprizë në rrugë për bashkëshortin e saj, por nuk ka kryer pagesën pavarësisht se shërbimi është kryer sipas marrëveshjes.

Sipas punonjëses, klientja – e cila jeton jashtë vendit – kishte kërkuar që shkrimi me tullumbace të vendosej në një orar të caktuar, në mënyrë që të përkonte me mbërritjen e partnerit të saj.

“Shkrimi u vendos të enjten, në orën 14:00, pikërisht siç u dakordësuam. Por kur i kërkuam pagesën, u justifikua se kishte shkuar në vendin ku ishte vendosur në orën 12 të natës dhe nuk e kishte parë,” – thuhet në denoncim.

Pavarësisht se i është sqaruar se shërbimi është kryer dhe se pas vendosjes nuk mund të garantohet siguri nëse shkrimi hiqet apo dëmtohet, klientja ka ndaluar çdo komunikim, nuk hap telefonin dhe nuk përgjigjet në rrjete sociale, duke shmangur pagesën 85 mijë lekë të vjetra, punë e kryer sipas kërkesës së saj.

Dyqani i bën thirrje publike klientes të kryejë pagesën, duke theksuar se raste të tilla dëmtojnë punonjësit e ndershëm dhe përbëjnë një formë të pastër mashtrimi.

Denoncimi i punonjëses:

Pershendetje si jeni. Dua te denoncoj nje rast te nje goce qe ka ber nje porosi tek ne dhe ska ber pagesen. Vajza donte nje shkrim ne rruge pasi do vinte nga jashte dhe donte tja bente surpriz burrit . Shkrimi eshte vendosur ne oren 2 ne drek pasi ajo e konfirmoi orarin dhe pasi i kerkova pagesen me tha shkova ne 12 ne darke dhe nuk ishte aty shkrimi. Unn ja shpjegova qe nuk mbaj pergjegjesi pasi ta vendos se edhe mund ta heqin me tha ok . I bej thirrje vajzes te bej pagesen. Faleminderit nese e postoni. Kam kontaktuar me te eshe ne what’s up edhe Instagram. Te enjten eshte vendosur shkrimi. Sna hap telefonin as nuk kthen pergjigje

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit