Anxhela Peristeri tregon si humbi 10 kg: Asnjë gjilpërë, vetëm vullnet dhe palestër

Anxhela Peristeri tregon si humbi 10 kg:…

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka zbuluar në një intervistë për “Pushime On Top” se ka humbur 10 kilogramë në mënyrë tërësisht natyrale, pa përdorur gjilpëra apo dieta ekstreme.

“Kam 8 muaj që jam përkushtuar. Kam rënë 10 kg me palestër dhe regjim ushqimor. Nuk kam përdorur gjilpëra dhe nuk ua rekomandoj askujt,” u shpreh artistja.

Ajo tha se nuk ka ndjekur një dietë specifike, por thjesht ka eliminuar nga dieta e përditshme sheqerin, bukën dhe ëmbëlsirat. Sipas Anxhelës, vendosmëria dhe kujdesi ndaj trupit janë çelësi i suksesit: “Me vullnet mund të arrish gjithçka.”

Ndër të tjera, këngëtarja theksoi se ndjehet më energjike dhe më e lehtë në performancat e saj, falë palestrës dhe stilit të ri të jetesës. Kur u pyet për tundimet e fundit, ajo u përgjigj me humor: “Së fundmi nga plazhi!”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit