Apel për ndihmë/ Aksidenti ku mbeti i plagosur 6-vjeçari, i afërmi: Kush ka grup gjaku AB+ të vijë

Apel për ndihmë/ Aksidenti ku mbeti i…

Ditën e sotme u regjistrua një aksident i rëndë në zonën e Don Boskos. Një 55-vjeçare, e cila drejtonte një automjet tip “Opel”, ka përplasur rëndë një fëmijë 6-vjeçar, teksa ai ndodhej në trotuar me nënën e tij. I mituri ka përfunduar ngjitur me shtyllën teksa kalimtarët e rastit kanë shtyrë me forcë makinën për ta shpëtuar. 6-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pak më parë ka mbërritur një mesazh pranë redaksisë së JOQ ALBANIA nga një shok i djalit, i cili bën apel për t’i ardhur në ndihmë 6-vjeçarit duke dhuruar gjak. Qytetari shprehet se 6-vjeçari është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa thekson se i mituri ka nevojë për gjak AB+.

Më konkretisht, ai ka shkruar se:

NDIHMË!!! JU LUTEM KUSH KA GRUP GJAKU AB+ TE VIJE TE DHUROJE TEK SPITALI I TRAUMES PER ATE FEMIJEN QE U AKSIDENTUA SOT… Jam shok i tij, jam ne spital qe nga momenti I pare dhe po kerkojne gjak pasi situate eshte jo e mire. Ju lutem sa me shume njerez ta ndihmojne.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit