Apeli i GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe pjestarët e tjerë të grupit

Apeli i GJKKO lë në burg Erzen…

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, për sa i përket mbajtjes në burg të ish-shefit të krimeve të komisariatit nr 6 Dedan Gjoni, ish-drejtorit të policisë Tiranë Erzen Breçani, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti. Të gjithë këta shtetas kishin ankimuar vendimin e Gjykatës, por ankimim u hodh poshtë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili vendosi që të lerë në fuqi masën e dhënë.

Mes të arrestuarve është dhe Ismail Zeneli, i cili ndodhet në Spanjë dhe procedurat për ekstradimin e tij kanë nisur. Ndërsa në arrest shtëpie është Jonida Babameto, me detyrë ish-oficere e Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit. Akuzat që rëndojnë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal janë ato të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Evropës. Në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenda, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani.

Nga ana tjetër SPAK ka nisur një hetim pasuror për të gjithë anëtarët e grupit, dhe për këngëtaren Elvana Gjata, e cila në dosjen hetimore përmendet si personi me të cilën Ervin Meta do të transferonte një shumë prej 500 mijë eurosh nëpërmjet llogarisë së saj.

VENDIMI I GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit