Apeli i GJKKO-së dënon me 6 muaj burg gjyqtarin Luan Daci

Apeli i GJKKO-së dënon me 6 muaj…

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dhënë dënimin përfundimtar për gjyqtarin Luan Daci, anëtar i KPA-së duke e dënuar atë me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi më datë 1 dhjetor të vitit të shkuar të shpallë fajtor dhe të dënojë për veprën penale “falsifikim të dokumenteve”, anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Luan Daci me 6 muaj burg.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzoi Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Në prononcimin e tij për mediat gjyqtari Daci e quajti këtë vendim të GJKKO-së, ‘thikë pas shpine’ për reformën në drejtësi.

Ai deklaroi gjithashtu se nuk do të japë dorëheqjen si anëtar i KPA-së duke e quajtuar vendimin absurd dhe unik në të gjithë botën, pasi dënon individin pa vepër penale dhe pa fakt penal.

“Nuk largohem nga KPA, kam 100 vota nga parlamenti. Do të bëj sot rekurs deri nesër në drekë në Gjykatën e Lartë. Ky është një puç i mirëorganizuar por do të dështojë. Të dyja vebdimet e manipuluara do të prishen. Kjo për reformën në drejtësi është thikë pas shpine siç tha dhe ambasadorja amerikane”, u shpreh Daci.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit