Apeli i ISHP: Kur udhëtoni me makinë, evitoni përdorimin e kondicionerit

Apeli i ISHP: Kur udhëtoni me makinë,…

ISHP rekomandon mospërdorimin e shpeshtë të kondicionerit gjatë udhëtimeve me makinë në këtë periudhë të nxehtë.

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me makina gjatë stinës së nxehtë të verës.

Ndër to, bie në sy porosia për të bërë herë pas here ndalesa në vende të freskëta me hije dhe ujë të ftohtë dhe të evitohet sa më shumë përdorimi i kondicinerit.

ISSH shkruan: Për shkak të sezonit turistik dhe temperaturave e larta, shtohet fluksi i qarkullimit dhe rreziku për ngjarje tragjike në rrugë.

Prandaj kujdes:

-Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes.

-Vendosni rripin e sigurimit.

-Mos shpejtoni.

-Jo konsumit të alkoolit.

-Përdorni sa më shumë lëngje.

-Shmangni celularin në timon.

-Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj.

-Përdorni veshje të lehta.

-Mos neglizhoni rregullat e sigurisë për pandeminë.

-Evitoni sa më shumë përdornin e kondicionerit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit