Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet, mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet,…

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit, pjesë e grupit të Bruno Çobos, të akuzuar për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes skemave të Call Center. Në total, dënimet e dhëna për grupin kalojnë 100 vite burg, ndërsa sipas hetimeve, përmes skemës janë përvetësuar rreth 5 milionë euro.

Skema funksiononte përmes telefonatave të kryera nga anëtarët e grupit, të cilët u ofronin qytetarëve investime online në aksionet e “Amazon”. Viktimave u premtoheshin fitime të mëdha dhe të shpejta, duke i bindur të investonin shuma të konsiderueshme parash.

Hetimi për këtë skemë mashtrimi nisi nga autoritetet italiane në shtator 2020, pas kallëzimit të një shtetasi italian, i cili kishte rënë pre e skemës dhe kishte investuar rreth 700 mijë euro. Hetimet vijuan më pas për të zbardhur aktivitetin e grupit dhe mënyrën se si funksiononte rrjeti i mashtrimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit