Një i ri nga Korça ka zgjedhur t’i drejtohet redaksisë sonë me një thirrje për ndihmë, në emër të një burri të quajtur Gentjan Çita.
Gentjani, rreth të pesëdhjetave, prej ditësh ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore, teksa është i pastrehë dhe i vetmuar. Ai ka pësuar një incident që i ka dëmtuar rëndë këmbën, por fatkeqësisht nuk ka asnjë njeri pranë që të kujdeset për të.
I riu që e ka takuar rastësisht pranë varrezave të reja të qytetit, tregon se Gentjani i ka rrëfyer me trishtim se ndonëse ka kërkuar ndihmë në spital, askush nuk i ka ofruar trajtim mjekësor.
I prekur nga gjendja e tij, i riu ka bërë çfarë ka mundur duke i blerë disa ilaçe qetësuese dhe është përpjekur ta ndihmojë sadopak. Në mesazhin e dërguar, i riu apelon për ndihmë nga çdo person që ka mundësi, për të mos lënë në harresë dhe dhimbje një njeri që sot ka më shumë se kurrë nevojë për solidaritet dhe mbështetje.
Një dorë e zgjatur sot për Gentjanin, është një akt njerëzor që ka fuqinë të rikthejë shpresën.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje si jeni? Rastesisht jam perballur me nje 50 vjecar te quajtur Gentjan Çita i cili ka pesuar nje aksident dhe per pasoje nuk mund te ec dhe ska asnje familjar per ta ndihmuar. Une do ti mar disa mjekime qe ti jap pak shpres per tu përmirësuar. Ju lutem publikojeni dhe te kush ka mundesi ta ndihmoje me cfar mundet. Ndodhet ne varet e reja ne Korce. Ju falenderoj. I mora mjekime do ti coj rroba dhe ushqime. Do ta ndihmoj me sa te kem mundësi, por atij nuk i mjaftojne keto ai ka nevoje te shtrohet ne spital dhe te mar mjekimin e duhur ndoshta ka nevoj dhe per operacion.”

Apeli i të riut: Gentjani ka nevojë për ndihmë, është i vetëm dhe i sëmurë

Një i ri nga Korça ka zgjedhur t’i drejtohet redaksisë sonë me një thirrje për ndihmë, në emër të një burri të quajtur Gentjan Çita.

Gentjani, rreth të pesëdhjetave, prej ditësh ndodhet në një gjendje të… pic.twitter.com/qpfV0wRDcN
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 5, 2025