Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Ayni Xhevit Hadri, banor i fshatit Bregas, në njësinë administrative Vreshtas, Bashkia Maliq.
61-vjeçari, i cili është person me aftësi të kufizuara në shikim, thotë se jeton në kushte të vështira ekonomike dhe nuk arrin të përballojë shpenzimet e përditshme dhe ato mjekësore.
Sipas tij, ai humbi shikimin pasi u aksidentua me një bombë në moshën 9-vjeçare dhe sot është i kategorizuar si person i verbër i grupit të parë.
Në videon e dërguar në redaksi, ai shprehet:
“Përshëndetje. Jam një person i verbër, grupi i parë. Jam aksidentuar me bombë që në moshën 9-vjeçare. Me pagesën që marr nuk mund t’i përballoj dot shpenzimet familjare. Unë dhe gruaja të dy kemi sëmundje kronike dhe të dy kemi shpenzime. Prandaj dua nga ju, kush e shikon të arsyeshme, të na ndihmojë sado pak, që edhe ne ta jetojmë jetën si gjithë të tjerët. Ju falënderoj nga zemra. Zoti ju bekoftë.”
Sipas qytetarit, të ardhurat që merr nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat bazë të familjes, ndërsa gjendja rëndohet edhe më shumë për shkak të problemeve shëndetësore që kanë ai dhe bashkëshortja e tij.
Ai ka hapur edhe një fushatë online për mbledhjen e fondeve, e cila mund të gjendet në:
https://whydonate.com/fundraising/blind-person-
Gjithashtu, qytetari ka lënë edhe numrin e tij të kontaktit për këdo që dëshiron të komunikojë drejtpërdrejt me të:
+355 67 527 5006
JOQ Albania publikon apelin e qytetarit ashtu siç është paraqitur prej tij. Çdo qytetar që dëshiron të ndihmojë ose të verifikojë më tej rastin, mund ta kontaktojë drejtpërdrejt përmes numrit të mësipërm ose përmes faqes së tij të donacioneve.