Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn, ekzekutoi Gentjan Bejtjan në oborrin e shtëpisë

Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn, ekzekutoi…

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, një prej personave të akuzuar për përfshirjen në atentatin mafioz ndaj Gentian Bejtjas, i ekzekutuar në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve të publikuara në media, Apeli ka vendosur ta ulë dënimin e Beqarajt nga 24 në 20 vite burg. Ndërkohë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij është caktuar në 12 vite e 8 muaj heqje lirie.

Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg për rolin e tij të dyshuar në vrasjen e Bejtjas. Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka ndihmuar në organizimin dhe realizimin e atentatit, ndërsa të dhënat GPS të një automjeti të marrë me qira e kanë pozicionuar atë në afërsi të banesës së viktimës në periudha të ndryshme përpara ekzekutimit.

Gentian Bejtja u vra më 15 mars 2024, në oborrin e banesës së tij në Larushk, ku persona të armatosur hapën zjarr ndaj tij. Ekzekutimi ndodhi pas disa atentateve të mëparshme ndaj tij, ndërsa hetimet e lidhën ngjarjen me përplasjet mes grupeve kriminale.

Vendimi i Apelit ndryshon kështu ndjeshëm masën e dënimit për Beqarajn, i cili tashmë do të vuajë 12 vite e 8 muaj burg për një prej ngjarjeve më të rënda kriminale të ndodhura në Fushë-Krujë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit