Aplikacioni kinez 'TikTok' drejt mbylljes, Trump: Përbën rrezik kombëtar

Aplikacioni kinez ‘TikTok’ drejt mbylljes, Trump: Përbën…

SHBA-të janë të vendosura që të mbyllin aplikacionin kinez “TikTok”, për të cilin thonë se përben rrezik pasi u kalon të dhënat agjencive kineze të spiunazhit.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se, do të ndërmarrë hapa për të ndaluar përdorimin e aplikacionit “TikTok” në Shtetet e Bashkuara.

Kjo deklaratë vjen pasi shërbimet inteligjente amerikane thanë se, aplikacioni i videove, i cili është në pronësi të kinezëve, përfaqëson rrezik për sigurinë e popullit.

Shumë zyrtarë të qeverisë dhe punonjësit e kompanive, janë të ndaluar të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre të punës.

Kjo për faktin se i frikësohen kalimit të të dhënat e tyre që mund t’i transmetohen qeverisë komuniste të Kinës.

Trump tha: “Për sa i përket TikTok do ta ndalojmë përdorimin e tij në SHBA. Kam autoritetin për ta bërë këtë gjë, do ta firmos që neser”.

Përfaqësues të “TikTok” reaguan të premten duke thënë se, nuk komentojmë thashethemet apo spekulimet dhe se janë shumë të sigurt që aplikacioni do të vazhdojë të ketë sukses. /Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit