Aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para të pandemisë, shqiptarët duan të ikin sërish

Aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet…

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.

Aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor, sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve.

Në gusht, aplikimet ishin më të larta dhe se muajt e fundit përpara se të fillonte pandemia, dhjetor 2019 dhe janar e shkurt 2020. Në gusht 2021, rreth 1200 ishin aplikime të reja dhe rreth 230 ishin riaplikime.

Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, shqiptarët mbajnë rekord për numrin e aplikimeve në gusht, duke rezultuar gati katër herë më të larta sesa shteti i dytë pas nesh, që është Maqedonia e Veriut.  (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga rajoni në shtetet e BE-së, gusht 2021)

Cikli i emigrimit, i nisur që pas viteve ’90 nuk po njeh ngadalësim, përkundrazi ai është përshpejtuar sërish që pas vitit 2015. Të dhëna të tjera të  Eurostat bëjnë të ditur se që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit