Aplikimet për subvencione/ Sistemi ngec, fermerët në Korçë presin në radhë të gjata

Aplikimet për subvencione/ Sistemi ngec, fermerët në…

Fermerët në Korçë po presin që herët në mëngjes në radhë të gjata pranë zyrave të Drejtorisë Bujqësore. Ata kanë shkuar të aplikojnë për subvencionin e naftës, por që ditën e parë  sistemi ka ngecur dhe nuk kryen asnjë shërbim.

Sipas fermerëve radha është krijuar që prej mëngjesit, ndërsa kanë disa orë pritje deri në dorëzim të dokumentacionit. Situata sipas, tyre nuk është normale sidomos për moshat e treta, madje ka dhe nga ata që janë detyruar të presin në radhë me fëmijë. Sepse iu shkon e gjithë dita duke pritur. Ndërkaq mësohet se ka probleme me sistemin, pasi për shkak të ngarkesës së aplikimeve ka ngecur.

Sipas drejtorit, Vullnet Gjolla, dita e parë e aplikimeve ka sjellë radhën e gjatë në drejtori, ndërsa ka bërë thirrje që të mos shpejtohen pasi ka afat deri në 20 ditë. Gjithashtu bëhet me dije se aplikimet bëhen edhe online në çdo moment, po ashtu dhe në 4 agropikat e qarkut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit