Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE, rrezikojnë të gjobiten

Apple, Meta dhe Google do të hetohen…

Meta, Apple dhe Google pritet të përballen me gjoba të mëdha deri në 10% të xhiros së tyre vjetore. Ato po shqyrtohen për shkelje të mundshme të Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA), për praktika jo kunkurruese. Sipas kreut të industrisë së BE Thierry Breton hetimet për këto kompani do të nisin të hënën.

Ky vendim vjen pikërisht tre javë pasi Apple gjobiti BE për shkelje të rregullave të transmetimit dhe e gjobiti atë me 1.8 miliardë euro.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara akuzuan Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve në një padi kundër gjigantit të teknologjisë të prezantuar javën e kaluar .

Një zëdhënës i Apple thotë se kompania do të angazhohet në mënyrë konstruktive me hetimin dhe se ata janë të sigurt se plani i tyre përputhet me Aktin e Tregjeve Dixhitale.

Ata shtuan se ekipet e tyre krijuan një sërë mekanizmash për të respektuar legjislacionin historik të BE-së, si dhe mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë për përdoruesit e BE-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit