Apple prezanton iOS 16,4 dhe mund të gjeni 21 emoji të reja

Apple prezanton iOS 16,4 dhe mund të…

Dje, Apple prezantoi iOS 16.4 në botë dhe bashkë me një sërë përditësimesh të tjera, sjell për përdoruesit edhe 21 emoji të rinj. Përdoruesit që kanë dashur më shumë mjete shprehëse të tashmë mund të kënaqen me përdorimin e tyre. 

Megjithatë disa nuk u kënaqën shumë kur zbuluan zemrën e re në ngjyrë rozë të ndezur. Ata thonë se prisnin një zemër në ngjyrë rozë të lehtë, pasi fiks në këtë ngjyrë zemra ekziston edhe në emojit e mëparshëm. 

Kjo është një çështje serioze, ngjyrat e lidhura me iPhone janë të rëndësishme! Sigurisht, ne kemi shijuar zemrat e kuqe, blu, jeshile, vjollcë, të zezë, të bardhë, të verdhë, kafe dhe portokalli, dhe padyshim që jemi të kënaqur të shohim një zemër të re blu të lehtë dhe gri, por ne donim rozë të zbehtë, jo konsistencë me zemrat e tjera rozë që tashmë ekzistojnë!” shkroi një përdorues. 

Përtej zemrave shumëngjyrëshe, në emojit e reja tashmë mund të gjeni një dre, gomar, patë, kandil deti, zog, livando, bizele, xhenxhefil, etj. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit