Publikohet foto/ Ekzekutimi në Elbasan, ja kush është viktima

Publikohet foto/ Ekzekutimi në Elbasan, ja kush…

Personi që shihni në foto është Emiljano Ramazani, i ekzekutuar në Elbasan pasditen e sotme.

39-vjeçari ka qenë i arrestuar dhe dënuar disa herë për drogë.

Në vitin 2012, ai është arrestuar bashkë me pesë persona të tjerë, si pjesë e një grupi trafikantësh droge.

Në 2017-ën ndërkohë, si rezultat i operacionit “Porosia e fundit në pranga janë vënë Emiljano Ramazani, 37 vjeç dhe Marenglen Kamami, 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre tip “Ford” me targa AA 806 JL u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “kokainë”.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor sekuestroi, lëndën narkotike, 50.000 lekë të  reja, 14 aparate celularësh të markave të ndryshme, automjetin tip “Ford” me targa AA  806 JL dhe një  automjet tip “Peugeot” me targa AA 749 MY.

Ende nuk dihen arsyet e vrasjes së tij, teksa pista kryesore mbetet e shkuara e viktimës. 

Si ndodhi vrasja 

Si ndodhi ekzekutimi në Elbasan dhe arratia e autorëve/ Policia jep detaje

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit