Arabia Saudite do marrë pjesë për herë të parë në Miss Universe 2024

Arabia Saudite do marrë pjesë për herë…

Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në Miss Univers 2024!

Kjo ngjarje është cilësuar si një moment historik dhe shumë i rëndësishëm për vendin i cili nuk u njeh shumë të drejta grave. Përfaqësuese e Arabisë do të jetë Rumy Alqahtani, modele e cila ka marrë pjesë edhe më parë në konkurset e bukurisë si përfaqësuese e vendeve të tjera.

Alqahtani e ka zbuluar pjesëmarrjen në konkursin ndërkombëtar të bukurisë me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shkruan: “Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo është pjesëmarrja e Parë e Arabisë Saudite në konkursin Miss Univers”.

Kjo pjesëmarrje vjen pas disa hapave të ndërmarra nga mbretëria për të modernizuar ekonominë. Vitet e fundit vendimet e marra kanë inkurajuar zhvillimin e turizmit, duke hapur dyert për vizitorët e huaj. Tashmë Arabia Saudite i ka dhënë liri grave për të marrë patentë dhe drejtuar makinën, duke simbolizuar ndryshime të mëdha në normat shoqërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit