Arabia Saudite e hapur për tu miqësuar me Izraelin

Arabia Saudite e hapur për tu miqësuar…

Arabia Saudite ka lënë të hapur mundësinë për tu miqësur me Izraelin dhe për ta njohur si shtet. Edhe pse konflikti mes Izraelit dhe Palestinës vijon të jetë i hapur, ku në tre muajt e fundit janë shënuar mbi 23 mijë viktima, princi i Arabisë Saudite dha sinjalet për paqe.

Sekretari amerikan Antony Blinken në një tur javën e kaluar në Lindjen e Mesme tha se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve vazhdojnë të zhvillohen dhe ka një interes të madh për këtë gjë.

“Në lidhje me integrimin, për normalizimin, po, ne folëm për këtë në të vërtetë në çdo ndalesë, duke përfshirë natyrisht këtu në Arabinë Saudite. Dhe unë mund t’ju them këtë: ka një interes të qartë këtu për ta ndjekur atë. Ky interes është aty, është real dhe mund të jetë transformues”u tha Blinken gazetarëve në Arabinë Saudite përpara se të nisej për në Izrael.

Në një intervistë me BBC të martën, ambasadori i Arabisë Saudite në Mbretërinë e Bashkuar tha se ka interes të madh për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, të cilat sipas Princi Khalid bin Bandar kanë nisur që nga viti 1982.

Në vitin 2020, katër vende arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani, njohën Izraelin sipas një sërë traktatesh të njohura si Marrëveshjet e Abrahamit, duke anashkaluar kërkesën e mëparshme arabe për një shtet palestinez. Që atëherë, administrata e Biden-it ka punuar për të sjellë Arabinë Saudite, e cila konsiderohet gjerësisht si liderja e botës myslimane, të ndjekë shembullin, një veprim që mund t’i hapte derën vendeve të tjera muslimane për të njohur Izraelin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit