Arabia Saudite fitoi kundër Argjentinës, Mbreti shpall ditën kombëtare të pushimit për të festuar

Arabia Saudite fitoi kundër Argjentinës, Mbreti shpall…

Mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi që e mërkura të jetë festë për të gjithë punonjësit dhe të gjithë studentët. Kjo ndodhi pasi ekipi kombëtar i Mbretërisë fitoi një ndeshje kundër Argjentinës në Kupën e Botës.

Mbreti Salman miratoi një sugjerim të bërë nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman për të festuar fitoren e ekipit kombëtar ndaj Argjentinës me një festë.

Kjo festë është për punonjësit në të gjithë sektorët si publik ashtu edhe privat dhe vlen për studentët në të gjitha nivelet arsimore. Arabia Saudite ka mundur Argjentinën me 2-1 në Kupën e Botës në Katar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit