Arabia Saudite hap dyqan për pije alkoolike pas 70 vitesh, zbardhen kushtet e vendosur nga qeveria

Arabia Saudite hap dyqan për pije alkoolike…


Ndodh pas 70 vitesh. Në Arabinë Saudite është hapur dyqan për shitjen e alkoolit për një grup të zgjedhur emigrantësh jomuslimanë. Klientela do të kufizohet me personelin diplomatik, i cili prej vitesh ka importuar pije alkoolike në pako zyrtare të mbyllura. Ndalimi ka qenë me ligj që nga viti 1952, pasi një nga djemtë e mbretit Abdulaziz vrau në gjendje të dehur një diplomat britanik.

Por pas kaq shumë vitesh, tashmë dyqani i ri do të vendoset në lagjen diplomatike të Riadit në perëndim të qendrës së qytetit ku dyqani pritet të hapet brenda pak javësh.


Disa nga masat e rrepta të vendosura nga autoritetet janë; konsumatorët duhet të marrin leje nga qeveria për të hyrë, askush nën moshën 21 vjeç nuk do të lejohet të hyjë dhe çdokush që do të hyjë duhet të jetë i shoqëruar. Sipas ligjit aktual në Arabinë Saudite, dënimet për konsumimin ose posedimin e alkoolit mund të përfshijnë gjoba, burgim, fshikullim publik dhe dëbim për të huajt e paautorizuar.


Autoritetet po planifikojnë një kornizë të re rregullash që do të lejojnë gjithashtu sasi të veçanta të alkoolit të futeshin nga diplomatët për t’i dhënë fund futjes të pakontrolluar të produkteve të alkolit. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari gjithashtu lejojnë shitjen e alkoolit për jomuslimanët mbi 21 vjeç në hotele, klube dhe bare. Megjithatë alkooli është i ndaluar në Islam por Arabia Saudite deri në vitin 1952 kishte mbajtur një qëndrim pajtues në bazë të rregullave brenda mbretërisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit