Arabia Saudite - Izraelit: Të krijohet një shtet i pavarur palestinez, ose shkëpusim marrëdhëniet

Arabia Saudite – Izraelit: Të krijohet një…

Arabia Saudite ka njoftuar se nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet një shtet i pavarur palestinez. Ky njoftim i wshtw adresuar Shteteve tw Bashkuara. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite të publikuar të mërkurën, kwrkohet shtet i pvarur palestinez, bazuar në kufijtë e vitit 1967, që përfshijnë Jeruzalemin Lindor.

Sipas mediave amerikane zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha se administrata e Presidentit Biden ka marrë reagime pozitive se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të gatshëm të vazhdojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve. Izraeli filloi ofensivën ushtarake në Gazën e kontrolluar nga Hamasi pasi më 7 tetor militantët e organizatës ndërmorën një aksion terrori në Izrael duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 253 të tjerë. Tashmë Arabia Saudite i ka vendosur ultimatum Izraelit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit