Skandali i këtyre ditëve të fundit ku roja i shkollës në Tiranë abuzoi për 3 vite me një të mitur ka tronditur opinioni publik.
Por në të vërtetë kjo ngjarje e hidhur thjesht sapo na rikujtoi që rastet në fakt janë të shumta thjesht vajzat e abuzuara nuk kanë patur guximin e mjaftueshëm për të treguar të vërtetën e hidhur.
Historia e 15-vjeçares që u përdhunua dhe u kërcënua nga roja i shkollës dhe nga 3 të rinj, ka hapur pikërisht sirtarin e historive që thjesht kishin zënë pluhur dhe nuk dilnin në dritë nga frika që kishin nga abuzesi, por më së shumti frika nga paragjykimet e njerëzve.
Ajo ka treguar se për herë të parë në një studio televizive një vajzë 12 vjeç do tregojë sesi roja e jetimores ka abuzuar me të seksualisht, edhe kur ajo e ka denoncuar.
“Të shtunën, më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, ka shkruar Osmani, duke bërë të ditur historinë e cila me siguri do të ngjallë shumë diskutime.