Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Zbuloni emrin e bebit

Arbana Osmani është bërë nënë për herë…

Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe ajo dhe regjisori i njohur Eduart Grishaj janë bërë prindër të një djali.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë regjisori pasi ndau para pak minutash një foto në Instagram me djalin e porsalindur në krahë.

“Lindi Dielli”, shkruan Grishaj, duke zbuluar se bebushin e tyre mund ta kenë quajtur edhe kështu, pasi dyshja më herët është shprehur se duan që vogëlushit t’i vënë emër shqiptar.

Kujtojmë se Arbana është edhe nënë e një djali më të rritur të quajtur Joni, i cili është mjaft i lumtur që tani është një vëlla i madh.

Vetë moderatorja akoma nuk ka ndarë asgjë në postim apo foto me lindjen e djalit të saj të dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit