Arbana Osmani: Ja çfarë kuptimi ka tatuazhi në këmbën time

Arbana Osmani: Ja çfarë kuptimi ka tatuazhi…

Prej vitesh, Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Çiltërsia dhe dashamirësia që e karakterizon ka bërë që ajo të preferohet nga të gjitha moshat.

Së fundmi, Arbana është bërë nënë për herë të dytë dhe nuk nguron që herë pas here të ndajë detaje me fansat, nga lindja e Diellit e deri te ditët më të fundit.

Mbrëmjen e sotme, moderatorja ka zbuluar ndër të tjera edhe disa të fshehta të saj.

Ndër të tjera, e pyetur nga një ndjekës në rrjetet sociale se çfarë kuptimi ka tatuazhi që ajo ka në këmbë, Arbana ka treguar hapur gjithçka.

“Sa herë që në foto duket tatuazhi kjo është pyetja më e kuotuar.

Është një lutje budiste për fat, tatuazh që e kam bërë në Tajlandë me një teknikë vendase para shumë vitesh”, ka shkruar moderatorja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit