Arbana Osmani publikon foton pas lindjes së djalit, jep mesazhin e rëndësishëm

Arbana Osmani publikon foton pas lindjes së…

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në muajin Tetor.

Moderatorja dhe partneri i saj, Eduard Grishaj, u bënë me një djalë, që e pagëzuan me emrin Diell. Tashmë, Arbana i është rikthyer ekranit dhe duket në formë të mirë.

Mirëpo, pas lindjes së djalit, dhe moderatorja ka treguar se ka patur pasiguri me trupin e saj.

Arbana rrëfen se për të rifituar peshën e dëshiruar, filloi palestrën dhe një regjim ushqimor por siç thotë ajo, tashmë ka vendosur t’i japë vetes kohë dhe të fokusohet më mirë tek shëndeti mendor.

“1 Nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes por trupi kishte ndryshuar.

Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje nuk më rrinte mirë.

Kështu megjithëse me një bebe të vogël ( e një të madhe) rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor.

Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shuumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht ndalova. Vendosa t’i jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia.

Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj por brenda vetes jam shumë më mirë. Take your time to heal everyone”, është shprehur Arbana.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit